Para dy ditësh fjalroi banal i dy gazetaeve periferike u kthye në temë të ditës për njerëzit hokatarë. Njëra nga Fieri e tjetra nga Tirana nuk lanë banalitet pa thënë para kamerave.

Ndërsa burri i zëvendësministres së Punëve të Brendhsme e ka tejkaluar fjalorin e gazetareve ‘ ordinere’.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar drejtorin në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, Aurel Voda, që është edhe burr i zv/ ministres Voda, fill pas komenteve fyese të këtij të fundit në profilin personal në Facebook.

Në një prej postimet e tij të shumta, ish-drejtori shkruante:

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”.

Sot ka reaguar vetë ministrja Manastirliu, përmes një postimi në Twitter:

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.”

Veritas.com.al/