Ka nisur me debate dhe fyerje të ashpra seanca e sotme plenare.

Teksa në rend të ditës ishte parashikuar projektligji për arsimin parauniversitar, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho ka kërkuara fjalë dhe ka hapur debate në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitajt, por kryeparlamentari Ruci e ka paralajmëruar të vijojë sipas rendit të ditës, e më pas i ka ndërprerë fjalën.

Ndërkohë, Basha i është afruar foltores si reagim pas veprimit të Ruçit bashke kë deputetët e tjerë demokratë, ka thënë ‘hajdut’ dhe ka shtyrë edhe punonjësit e gardës.

Kaq ka mjaftuar që zoti Ruçi ti drejtohet Bashës me fjalën ‘halabak’.

“ Te paralajmëroj, mos bej si halabak, bej rolin e liderit te opozitës, mos prek gardistet. Ndërpritet seanca”, ka urdhëruar Ruçi.

Ndërkohë që me rinisjen e seancën plenare, është marrë vendimi për përjashtimin e Spahos pasi nuk ka respektuar rregulloren e  Kuvendit. Në shenjë revolte deputetët e opozitës nuk janë larguar nga foltorja, çka ka sjellë edhe një herë ndërprerjen për herë të dytë të seancës plenare.

Gjithashtu Spaho është ‘dënuar’ edhe me një gjobë që barazohet me pagën e një dite pune në kuvend.

Veritas.com.al/