Nuk lihet më asnjë hapësirë për hamendje nëse pushtei lokal i Shkodrës do të mbetet në vakuum pasi kryetari i ri i zgjedhur, Pjetri, hoqi dorë nga mandati.
Këshilli i qarkut të Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të konstituohet të hënën.
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përmes një dokumenti zyrtar, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës,
Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.
Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
Dy ditë më parë, Valdrin Pjetri, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.
VERITAS.COM.AL/