Nga: Astrit Patozi/
Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është gëzuar më shumë sot për ngritjen më në fund të SPAK-ut.
Nuk ka shumë vlerë se cili e deshi më shumë në fillim, cili e tradhtoi rrugës dhe cili i mbeti besnik deri në fund krijimit të kësaj strukture të posaçme për goditjen e korrupsionit të niveleve të larta në Shqipëri.
Sepse është njësoj si të bësh garë se kush është më i zoti për t’i shpallur dashurinë një roboti apo kompjuteri, me shpresën se ai mund të ketë ndjeshmërinë për të zgjedhur pastaj atë që e do më shumë, në varësi të shprehjeve të ndjenjës.
Në të gjitha rastet përfundimi do të ishte më keq se tek legjenda e Homerit, kur Polifemi i tha Odiseut se si shpërblim për nderin do ta hante atë të fundit, pasi të kishte mbaruar punë me gjithë të tjerët.
Ndaj edhe sot do të mjaftonte një mbështetje e heshtur, pa por…dhe sigurisht pa kushte.
Me krahë të lehta SPAK-ut!
Veritas.com.al/