Laert Skiro/
Çfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri?
Transparnecy International, i quajtur edhe “Barometër i Korrupsionit”, është një organizatë jo qeveritare me qendër në Berlin, Gjermani. Oraganizata ka këtë pikëpamje: Shqipëria ndodhet në nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.
Këtë e shprehu dje, përmes një raporti mbi “Vlerësimin e Sistemit Kombëtar të Integritetit- Shqipëria 2016”. Efekti më i afërt që jep niveli shumë i lartë i korrupsionit është në radhë të parë mbajtja larg e Shqipërisë prej strukturave të Bashkimit Europian. Ëndrra shumë e vjetër e shqiptarëve që të bashkohen me Europën, mbahet e parealizuar në dy epoka: Epoka e parë ishte diktatura komuniste 45 vjeçare që e izoloi vendin nga bota, por sidomos nga Perëndimit. Hera e dytë kur u ndërpre kjo ëndërr është kjo, nën pushtimin e korrupsionit të zyrtarëve të shtetit, që kësaj here ka ndodhur që janë zgjatim i nomenklaturës komuniste.
Kësaj here, edhe pse të fituar në luftën kundër diktaturës politike, Shqipëria është vënë nën një diktaturë tjetër, nën korrupsion. Si nën diktaturë, edhe nën korrupsion, nuk ka paqe.
A mund të gjenden shkaqet pse korrupsioni këtu ngjitet, veç ngjitet dhe nuk zbehet kurrë.
Një nga arsyet është e mirëfilltë politike; njësoj siç ishte politike edhe diktatura komuniste, derisa u kthye në shnjerëzore. Edhe kjo mund të kthehet në një arsye shnjerëzore post- demokratike. Korrupsioni iu gërryen jetën dhe liritë njerëzve. Korrupsioni politik kësaj here është ky: Nëpunësit e shtetit vjedhin dhe grabisin popullin në mënyrë që me paratë e vjedhura të blejnë votat nga populli; dhe përsëri t’i rrinë në kurriz popullit si shushunjë.
Arsyeja tjetër, e cila duket si paradoksale është kjo: Vetë armiqtë e korrupsionit po inkurajojnë korrupsionin. Nuk po them veç për politikanët demagogë që deklarojnë se po luftojnë korrupsionin, por në fakt e thellojnë korrupsionin deri në limite të largët. Por edhe organizata jo- qeveritare, siç është “Transparency…” etj. Këto duke e përmendur pa fund korrupsionin, e kanë kthyer në një të drejtë qytetare. Duket se korrupsioni është gjenetik në këtë vend. Sigurisht që fajësimi i “Transparency” është alegorik; por që ka një të vërtetë që lidhet me faktin se duke e përfolur e duke mos e luftuar, korrupsioni më shumë përkëdhelet. Korrupsioni është rikthyer si kryefjalë e raporteve ndërkombëtare për Shqipërinë. Bashkë me krimin e organizuar dhe drogën, ky fenomen vazhdon ta mbajë larg vendin nga Bashkimi Europian. Duhen më në fund organizmat e Bashkimit Europian që të luftojnë menjëherë korrupsionin. Iniciativa e fundit për të krijuar njëlloj FBI për të hetuar zyrtarët e korruptuar, ka pak shp[resë se mund të bëhet edhe kjo.
Transparency International në “Vlerësimin e Sistemit Kombëtar të Integritetit – Shqipëria 2016”, nënvizon se faktor kryesor i nivelit të lartë të korrupsionit është politika dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve. Këtu është thelbi. Po kush mund të ndërhyjë në këtë operacion? Operacioni është i vështirë, sepse edhe i sëmuri, edhe kirurgu, është qeveria vetë. Populli nuk ka asgjë në dorë, sepse është i përjashtuar nga një pushtet shumë i lartë dhe vdekjeprurës që është korrupsioni. institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit. Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Cornelia Abel, koordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor tha se “është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”. Raporti i Transparency International thekson se Shqipëria ka nivelet më të larta të korrupsionit në të gjithë rajonin.
TI e lidh korrupsionin drejtpërdrejt me të emëruarit për të drejtuar institucionet dhe administratën.