Ish kryeministri , Tony Blair nuk do të përballet me hetime edhe pse mashtroi Parlamentin para vitit 2003 mbi sulmin në Irak. Edhe pse ka prova të reja, megjithatë nuk do të nisin hetimet- tha komiteti i ligjvënësve të Enjten- raporton Breitbart New.

Është zhvilluar një kërkim të dhënash prej shtatë vjetësh ndaj Tony Blair mbi dyshimet se ky ka bërë “vendim personal dhe demonstrues duke mashtruar Parlamentin dhe publikun” tha Administrata Publike e Parlamentit dhe Komiteti i Punëve Kushtetuese.

Komiteti tha se disa kontrolle që janë kryer mbi luftën përçarëse, nuk “sigurojnë baza të mjaftueshme” për hetim parlamentar.

Vendimi për të ndërhyrë në luftë në krah të Shteteve të Bashkuara, më e diskutueshmja në një dekadë të Blair si kryeministër mes viteve 1997 dhe 2007. Forcat luftarake të Britanisë së asaj kohe e lanë Irakun në vitin 2009, konflikti kishte vrarë 179 trupa të Mbretërisë së Bashkuar, 4,500 personel të Shteteve të Bashkuara dhe më shumë se 100,000 Irakian.

Kryetari i Komitetit, Bernard Jenkin tha se para sulmeve në Irak “kishte mungesë të vendimeve kolektive të Kabinetit, në kohën kur mendimi i qartë dhe kultura e sfidës ishin më të domosdoshme se kurrë”.

“Dështimi i një angazhimi komplet të Kabinetit në akte të tilla nuk mund të lejohet që të ndodhë, por praktikisht nuk ka mekanizëm që ta sigurojë këtë”- tha ai.