Banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Kosovës e vazhdojnë protestën e tyre në Rrugën e Kombit.

Mijëra protestues qëndron në vendin ku ishte ngritur trau që do të shërbente për të marrë taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit

Pas djegies së sporteleve protestuesit e irrituar në Rrugën e Kombit, nuk janë ndalur me kaq.

Ata i kanë vënë flakën dhe gjithë pjesës së ndërtesës së “Salillari shpk”, kompania fituese e vjeljes së tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, flakët kanë përfshirë çdo sportel në këtë rrugë.

Veritas.com.al/