Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ankimin e opozitës për zgjedhjet e 4 Gushtit.
Anëtari Koli Bele ka deklaruar në përfundim se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e ankesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe lënien në fuqi të rezultatit. Ai ka theksuar se nuk vihen re parregullësi sa për të shpallur zgjedhjet.
Si pasojë, vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi dhe pritet të shikohet se çfarë mund të sjellë tashmë beteja e Partisë Demokratike.
Kujtojmë që “Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Himarë, duke ngritur pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.
Zgjedhjet në Himarë u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria./