Nga: Edith Harxhi*
Si e keni lexuar reagimin e Berishës për Bashën?

Unë mendoj që lideri historik flet njëherë jo disa herë dhe fjala e tij ka peshë. Disa e kanë lexuar si mbështetje për të pakënaqurit, disa e lexojnë si fjalë për të shpëtuar veten. Disa e lexojnë si mbështetje ndaj Bashës. Unë mendoj se Berisha ishte vetja duke mos mbajtur anë. Unë e vlerësoj për mënyrën si bën politikë, por si na ka mësuar ne, brezin e ri.

Keni qenë një nga kritiket e Bashës, si e keni parë reagimin e Bashës pas deklaratave të Berishës?

Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ‘de facto’ se ‘de juro’ ai është pjesë e grupit të zotit Berisha. Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se tregon kush është lideri, tregon se deshi të tregojë që ‘unë jam lideri’ dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë jam këtu. Vazhdon në të njëjtën linjë nga përgatitja e listave. Edhe votimi i Rucit në parlament, ai është vetja e tij, në linjën që e ka nisur dhe mendoj se ai nuk ofroi asnjë alternativë për bashkimin dhe ringritjen e PD. Absolutisht jo. Po të dëgjoni si janë bërë votimet, shumë prej nesh do të vinte edhe turp. Ringritja, bashkimi dhe bërja e opozitës janë detyrat e Bashës. Mund të thuash se jam lider se kam marrë kaq vota, por nuk ofron asgjë, nuk përçon shpresë dhe mesazh ringritje dhe aq më tepër për votimin në parlament për Ruçin.

Ka një alternativë brenda së djathtës?

Unë nuk shoh shpresë te Basha për të bërë opozitë përballë qeverisë, por ai është kryetar i zgjedhur e pranojmë apo s’e pranojmë ne. Nëse duam ta ringremë PD dhe të bashkohemi, mendoj që do të duhej të kishte hapësirë për të gjithë, këtë s’e bën Basha.

Ju keni një opsion tjetër?

Një Shqipëri pa opozitë nuk do i duhej edhe Edi Ramës. Gjithsesi ne mendojmë ky grup individësh që do të qëndrojnë në PD dhe nuk ka lidhje për parti të re që u tha në media pak kohë më parë. Kjo i shërben PD. Ne kemi dalë me një propozim konkret, deklarata publike. Kemi kërkuar ndryshime në statut. Rikonstituim në bazë të zgjedhurish jo të emëruarish, mbledhje e këshillit kombëtar jo më pak se katër herë në vit, mbledhje kryesie dhe të jetë me të zgjedhur jo të emëruar. Mbledhje e Kuvendit Kombëtar për humbjen e thellë. Analizë të gjitha strukturave, në Këshillin Kombëtar të ketë një drejtues, një kryetar dhe cdo vendim që merret për listën për kandidatët. Berisha është konsultuar me kryesinë për listat, degët kanë pasur të zgjedhurit e tyre, dhe partia mundohej të hapej.

Besoni se PD do të vijë në pushtet pas 4 viteve?

Ka shpresë se PD është parti e madhe, flasim për 230 mijë vota të munguara. Situata në Shqipëri po degjeneron si në 1997 flas për centralizimin që po i bëhet pushtetit. Ka pafund elementë në PD, por duhet të largohemi nga një personalitet i vetëm. (Nga Report Tv)

*Anëtare e Kryesisë e Partisë Demokratike (PD)