Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5159 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 757, 424 vota ose 52.21 % për qind kundrejt 494, 404 votave të PD-ASHM, 34.08 për qind.

PSD ka marrë 47. 699 vota, ose 3. 29 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 54, 118 vota, ose 3.73 për qind dhe Partia Mundësia 44,374 vota ose 3.06 për qind.

Ky rezultat është deri në orën 19:10

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandat. 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *