
Teksa janë numëruar rreth 38806 zarfe me votën e diasporës, Partia Socialiste ka krijuar një avantazh të ndjeshëm ndaj rivales së saj kryesore në garë që është Partia Demokratike.
Sipas të dhënave nga KQZ në këtë moment të numërimit të votave nga jashtë, PS fituar mbështetjen e 55% të emigrantëve shqiptarë, PD 28% ndërsa Koalicioni Nisma Bashkë dhe Mundësia renditen respektivisht në vend të tretë dhe të katërt me 8.2 dhe 3% të preferenca.
Vlen të kujtohet se nga diaspora janë dërguar në total rreth 195 mijë zarfe me fletë votimi. (A2 Televizion)
Komente