Kur janë numëruar gati 90% e votave, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 41.29 për qind të votave që përkthehen në 47 mandate. Në përditësimin e fundit të orës 6:04 minuta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind të votave. Më pas  është Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.68 për qind. Ndërsa Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *