AFP / Piero CRUCIATTI
Numri i viktimave të urës së Genovës arriti në 43 ditën e Diele ndërsa ekipet e shpëtimit konfirmojnë se kanë gjetur familjet e që besohet se ishin të zhdukura, një ditë pasi Italia mbajti funeralin për viktimat e katastrofës.
Zjarrfikësit zbuluar edhe tre trupa, që sipas raportimeve u përkasin një çifti dhe fëmijës së tyre 9 vjeç, gjatë natës brenda makinës së bërë copë- copë në rrënojat e mbikalimit.
Gjetja e viktimave do të thotë se të gjithë ata që ishin shpallur si të humbur pas tragjedisë së të Marrtës, tani ndodhen mes viktimave të njohura, edhe pse ekipet e shpëtimit thonë se do të vazhdojnë luftën me mbetjet e urës.
“Trupat e fundit të tre njerëzve të humbur u gjetën gjatë natës”, tha shërbimi i zjarrfikësve të Italisë ditën e Diele.
Veritas.com.al/