Numri i viktimave nga shpërthimi i një bombe vetëvrasëse në një distrikt tregtar në Bagdad, ka arritur në mbi 150. Kjo ka shtuar fuqinë e thirrjeve për luftën kundër ISIS, i cili është i lidhur me aktin barbar që vlerësohet si një nga më të tmerrshmit deri sot në Irak.

Numri i viktimave erdhi duke u rritur, teksa  po zbuloheshin trupat pa jetë nën gërmadhat e zonës Karrada  në Bagdad, ku një kamion frigoriferik ku ishte paketuar eksploziv, shpërtheu natën e të Shtunës teksa njerëzit po festonin natën e shenjtë të Ramazanit.

 

Numri i viktimave në Karrada mbetet 151 të vdekur dhe 200 të plagosur, deri në mesditën e të hënes, sipas Policisë dhe mjekëve. Ekipet e shpëtimit dhe familjarët janë akoma në kërkim edhe të 35 njerëzve të zhdukur.

 

Shteti islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se ishte një bombë vetëvrasëse.