Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë.
Në një deklaratë, OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.
Në reagimin e saj, organizata riafirmon rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.
Gjithashtu shton se siguria dhe dinjiteti i të gjithë qytetarëve duhet të garantohen, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Një tjetër çështje e vënë në dukje është veprimtaria e forcave të rendit. Kombet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në ndërhyrjet policore, si dhe respektimin e garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjen e pronës publike e private.
OKB-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen për një dialog konstruktiv, të mbështetur te respekti i ndërsjellë, paqja dhe shteti i së drejtës.
Reagimi:
Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë.
Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës.

Komente