(FOTO: Sali Berisha në foltoren e Kuvendit)/
Sot në seancën parlamentare, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar Ramën si një bandit që ka thyer Kushtetutën. Në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se kreu i qeverisë është kreu i bandave, ndërsa nuk ka lënë pas edhe Olsi Ramën- vëllai i kryeministrit. Berisha tha se në celularin e Ramës ka mesazhe nga Balili, Dritan Dajti e Lul Berisha (të gjithë të njohur si kapobanda të krimit në Shqipëri).
“ Këta që shihni mbrapa, këta s’janë gjë tjetër veçse banda kriminale- tha Berisha duke iu drejtuar qeverisë që ndodhej prapa foltores së ish- kryeministrit. Këta janë kreu i kësaj organizate kriminale, që udhëheq bandikrotacinë. Por kjo do dhe argumenta- tha, duke paraqitur edhe argumenta.
“S’ka guxim (Edi Rama) të paraqitet në këtë sallë, ikën i’a mbath, sepse këtu është gracka ku shpirti kapet prej fyti, i përplaset surati të gjitha ato që bën. Edi Rama ka një vlla, quhet Olsi Rama. Qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë Parlament dhe u kthye për afera dhe trafiqe, asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoi. Por informacioni e kisha nga një anëtar i grupit te tij në Boston.
Olsi Rama, -këtu kam me data, me fotografi me çdo gjë të Olsi Ramës-, me makinën e kreut të grupit të kokainës. Së bashku me një “ndrikull” që punon diku në federatën shqiptare të futbollit. Kjo makinë është gjetur nga Prokuroria e Shtetit si një makinë e përshtatur për transportin e kokainës, kjo fuoristradë është përshtatur për transportin e kokainës. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës”.
Zoti Berisha më poshtë bëri një pyetje me përgjigje:
“A ka kryeministër sot në Euerope qe e ka te mbushur celularin me mesazhe të Balilit, me mesazhe të Dritan Dajtit, të Lul Berishës. Këto janë absolute të vërteta dhe mos kini merak se do të dalin një e nga një në dritën e diellit”, tha Berisha.
/Veritas.com.al/