Rama: Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu.

Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbylltyrat më të turpshme janë kthyer në ndërrmarrje funksionale, me rregulla, balance, për të qenë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie me bankat e me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin që në gjithë hartën e Shqipërisë

Sakaq,kemi një kakofoni strukturash për mbetjet. Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tre bashki ku përtej gjithë benefiteve, pasi problematika të lidhur me gjithëfarlloj arsyesh na duhet një Koorporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbejtjeve.

Eksperienca por edhe imazhi i profilit të Shqipërisë sot na jep mundësinë të hyjmë në marrëdhëniet me kompani të mëdha në Europë dhe Botë për të bërë gjëra të duhura dhe duke kapërcyer fazën e një vendi që merr borxhe shpenzon lekë për këto struktura, sic janë ujësjellësat që duhet të jenë një nga armët tona më të forta jo problemi ynë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *