Agjencia “ Associated Press” (AP) raportoi të hënën se ish- presidenti Barack Obama çliroi një fond prej 221 milion dollarë për Autoritetin e Palestinës të Premten në mëngjes, më 20 Janar, vetëm pak orë para se të linte postin si President i Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe disa ndihmës në Kongres thanë se Obama shpenzoi këtë fond pak orë para largimit, dhe pak para se Donald Trump të betohej si President i Shteteve të Bashkuara.

Në atë moment u firmos një fond prej 227 milion dollarë për fondin e marrëdhënieve me jashtë, 4 milionë nga të cilët për ndryshimin e klimës dhe 1.25 milionë për Kombet e Bashkuara.

Të paktën dy kongresmenë Republikan kanë qenë në dijeni për fondin Palestinez. Fondet nuk janë bërë akoma legjitime.

Kjo nuk ëhstë hera e parë që Obama ka urdhëruar shenie fondesh për Autoritein e Palestinës, pavarësisht nga vullneti i Kongresit. Në vitin 2012, për shembull, ai bllokoi afërsisht 200 milionë që ishin ngurtësuar në përgjigje të një veprimi të njëanshëm të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Republikant kanë bërë thirrje të vazhdueshme për bllokimin ose anulimin e fondeve ndaj Palestinës, jo vetëm për arsye të veprimeve të njëanshme shtetërore të Palestinës, por për arsye se ka prova se këto fonde janë përdorur për të financuar terroristë.

/Veritas.com.al/