Presidenti i SHBA, Barack Obama, të Premten hodhi votën për zgjedhjet e 8 nëntorit në qytetin e tij të lindjes Cikago.

Të pranishmit brohoritnin, teksa Obama, i cili ishte senator i SHBA nga Illinois pra se të bëhej president, hyri në qendrën e votimit në Cikago.

Duke buzëqeshur, Obama shtrëngoi duart me anëtarët e qendrës së votimit dhe i falenderoi ata për “punën e mrekullueshme” para makinës elektronike të votimit.

“Tani a mund të më shikojnë, a mundet të më shikojnë?” pyeti Obama punëtorët e qendrës duke qëndruar pranë makinës para gazetarëve.

Obama ka përkrahur fushatën për Demokratët ku është kandidate Hillary Clinton që Obama shpreson se do ta zëvendësojë në Zyrën Ovale.

Në vitin 2012, Obama ishte i pari president që votoi herët. Në atë kohë ai po kandidonte për herë të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Obama ka planifikuar të kalojë Weekend-in në Cikago.