(FOTO: Ish presidenti Obama dhe presidenti Donal Trump)/
Që në orët e para të presidencës së Donald Trump Trump, lajmet nga media thanë se Obama mori një banesë shumë afër Shtëpisë së Bardhë; por askush nuk komentoi pse? U mendua se ishte një nostalgji. Mirëpo po ato orë, Obama tha se “këtu do të më keni përsëri”. Edhe këtë gjë pak njerëz e komentuan. Por tani po bëhen të qarta synimet e ish- presidentit Obama.
Paul Sperry shkruan se ish presidenti Barack Obama po qëndron në “hijen e Shtëpisë së Bardhë” në Washington DC me qëllim që të organizojë protesta kombëtare kundër Donald Trump dhe të “rindërtojë hakmarrjen e Partisë Demokratike”.
Ja çfarë shkruan New York Post:
Kur ish presidenti Barack Obama tha se ishte i “ngazëllyer” nga protestat kundër Obamës, ai po iu dërgonte një mesazh aprovimi trupave të tij. Trupa? Po, Obama ka një ushtri agjitatorësh- ku numërohen më shumë se 30,000 —të cilët do të luftojnë pasardhësin e tij Republikan në çdo ndërrim historik presidencial. Dhe Obama do t’i komandojë këta prej bunkerit që ndodhet në më pak se dy milje larg Shtëpisë së Bardhë.
Në çdo veprim që tentohet që presidenca të bëhet e pavlefshme, Obama ndodhet prapa çdonjërit nga këto akte në Washington. Ai punon në prapaskenë me qëllim që të zhvillojë garancitë e një qeverie hije , jo thjesht për të mbrojtur trashëgiminë e tij, por edhe për të sabotuar administratën që erdhi pas tij dhe agjendën “America First” të shpallur nga Donald Trump.
Ai po e bën këtë përmes rrjeteve majtiste të drejtuara nga Organizata për Veprim.
Në vend që të mbyllë kohën e tij si president dhe të mbështesë politikanët e rinj, Obama po bën të kundërtën. Obama po bëhet gati për betejë, po i vë gjoksin luftës me më shumë se 250 zyrtarë në gjithë vendin.
/Veritas.com.al/