Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri Kombëtar duke bërë një koment për opozitën.
“Siç ndodh rëndomë me këto raste, ka debate të mëdha sepse e shohin si mënyrë për të hedhur baltë e për të bërë zhurmë boshe. Po të kthehemi pas, Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollar. Këtë vit ka 20 milinë. Ky është vizoni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të gtë gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet”, tha Margariti.