(FOTO: Presidenti i zgjedhur Trump dhe presidenti në detyrë Obama, në Zyrën Ovale)

 

“Ky nuk është akopalips”, iu tha Obama anëtarëve të stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë- sipas editorit të gazetës “New Yorker”, i cili takoi Obamën për dy orë me datë 10 Nëntor, vetëm dy ditë pasi amerikanët zgjodhën presidentin e tyre, Donald Trump. Obama foli mbi humbjen e kandidates demokrate Clinton dhe mbi fitoren e Donal Trummp si president i Amerikës.

Mëngjesin pasi Donald Trump fitoi si president i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama mblodhi anëtarët e stafit në Zyrën Ovale. Disa ishin të rinj dhe nuk kishin qenë kurrë në këtë Zyrë. Ishin të zymtë, si bosh, të frikësuar, disa fshinin lotët, të gjithë të shfytyruar nga humbja.

Gjithashtu, vetë Obama dhe njerëzit e tij të afërt pranuan se rezultati i zgjedhjeve i kapi komplet në një situatë të parpitur.

“Ne nuk kishim asnjë plan për këtë”, tha Presidenti.

Pastaj Obama iu tha: “Ky nuk është apokalips”. Historia nuk zhvillohet në vijë të drejtë, herë- herë shkon edhe në anë, disa herë kthehet edhe pas- iu tha Obama.

Dy ditë më vonë- shkruan editori i “New Yorker” kur e pyeta Obamën mbi atë se sa e konsoliduar është situata, ai u përgjigj: “ Unë nuk e besoj apokalipsin- derisa apokalipsi të vijë. Unë mendoj se asgjë nuk mund të quhet fund i botës, derisa fundi i Botës të vijë”, tha Obama

/Veritas.com.al/