Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur mbi situatën epidemiologjike në vend.
Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.
Ajo tha se gripi si dhe dy variantet e Covid, Delta dhe Omicron kanë përkeqësuar situatën dhe e bëjnë me të shpejtë përhapjen e Covid.
“Kjo rritje vjen nga variantet Delta dhe Omicron në vend por edhe mosrespektimit të grumbullimit për festat e fundvitit. Do të themi që aktualisht është edhe gripi, dhe dy variantet po bëjnë një qarkullim dhe një përhapje të shpejtë.
Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. . Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve”tha Tomi ndër të tjera.