Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj si një alternativë ndaj destinacioneve tradicionale të Mesdheut si Spanja, Italia apo Franca.

Sipas medias britanike the Sun  jugu i vendit ofron disa nga plazhet më të bukura dhe të paprekura në Evropë. Ndër destinacionet më të veçanta renditen Gadishulli i Karaburunit dhe Gjiri i Gramës, të njohura për ujërat e kristalta dhe natyrën e egër.

Për familjet dhe adhuruesit e aventurës rekomandohet edhe plazhi i Gjipesë, i vendosur mes Dhërmiut dhe Himarës në Rivierën Shqiptare.

Ndërkohë, edhe veriu i vendit vazhdon të tërheqë vizitorë, me Kepin e Rodonit që veçohet për panoramat mahnitëse dhe perëndimet spektakolare të diellit.

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se çmimet e përballueshme dhe mungesa e turmave të mëdha po e kthejnë Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për pushimet.

Edhe gjatë sezonit veror, plazhet shqiptare mbeten më pak të mbipopulluara krahasuar me destinacionet tradicionale si Italia, Franca apo Spanja.

Një tjetër element që tërheq vizitorët është mundësia për kamping në natyrë. Shqipëria mbetet një nga vendet evropiane me më pak kufizime për kampingun e egër, duke ofruar eksperienca unike për adhuruesit e aventurës.

Por vendi nuk shquhet vetëm për bregdetin por edhe  Malet e veriut po tërheqin gjithashtu interes në rritje. Ato krahasohen me Dolomitet e famshme italiane, por konsiderohen më të egra dhe ende të pazbuluara nga turizmi masiv.

Ekspertët vlerësojnë se kombinimi i natyrës së larmishme, çmimeve të përballueshme dhe autenticitetit po e pozicionon Shqipërinë si një nga destinacionet turistike më premtuese të Evropës.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje jo vetëm për bregdetin dhe malet, por edhe për trashëgiminë e saj historike dhe kulturore.

Një nga destinacionet më të veçanta është fshati Lini, i konsideruar si një nga vendbanimet më të vjetra buzë liqenit në Evropë. I vendosur në brigjet e Liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të thellë dhe më të lashtë në kontinent, fshati ofron edhe struktura akomodimi pranë ujit./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *