(FOTO: Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani)/

Ndërsa Vettingu për prokurorët e gjyqtarët vijon, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi konfirmimin në detyrë të  Gentian Osmanit, magjistrat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Osmani.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Prokurori Osmani është një ndër 3 prokurorët që po heton dosjen e Saimir Tahirit. Rikonfirmimi në detyrë të Osmanit u vendosi edhe pse rezultoi se nuk justifikonte dot kthimin e një borxhi 20 mijë euro.

Veritas.com.al/