“Këto marrëveshje sot, janë realitet i prekshëm nesër dhe jo në të ardhmen, por me hyrjen e vitit të ri 2022”.
Të pranishëm në samit ishin edhe presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Efekti i parë i nismës rajonale “Open Balkan” – u zotuan tre liderët – do të ndihet menjëherë me hyrjen e vitit të ri 2022.
Dhe, kështu, duke nisur nga e hëna e 3 janarit, transportimi i produkteve ushqimore dhe bujqësore nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, do të bëhet “shpejtë dhe lehtë”.
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari në Ministrinë e Agrokulturës në Serbi, Gorann Gjakoviç, për emisionin “Jutarnji dnevnik”.
“Mes tre vendeve pjesëmarrëse, nënshkruese të Ballkanit të Hapur, praktikisht nuk do të ndërlikime procedurale të eksportimit të produkteve agrokulturore dhe ushqimore brenda rregullativave”, ka thënë Gjakoviç.
Më tej, ai ka ravijëzuar se tregtia e lirë e produkteve ushqimore ndërmjet shteteve nënshkruese nënkupton para së gjithash ata që eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore – mbi 600 kompani i eksportojnë këto produkte në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Thënë më thjesht”, ka shpjeguar këshilltari i ministrit të Bujqësisë, “sot kur kamioni të niset për në Maqedoninë e Veriut, ne do të dërgojmë një njoftim se një kamion i tillë do të mbërrijë në vendin e tyre. Do të shkojë direkt në vendin ku duhet të shkojë, do të bëhet kontrolli me letra dhe certifikata jonë do të njihet në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe anasjelltas”.
Gjakoviç është shprehur besimplotë se nisma do të përshpejtojë qarkullimin e produkteve.
“Ne do t’i besojmë njëri-tjetrit dhe do të bëhen vazhdimisht kontrolle, siç janë bërë deri më tani. Kjo nuk do t’i pengojë eksportet, por do të përshpejtojë qarkullimin e produkteve”.
Sipas RTS, shërbimet kompetente të inspektimit ranë dakord që të njohin reciprokisht dokumentacionin që shoqëron mallin.
Dokumentacioni është ende standard, certifikata fitosanitare dhe veterinare, me kusht që kamionët të mos presin në kufi për marrjen e mostrave në vendin ku eksportohen.
“Kamionët do të shkojnë shtesë në terminalin doganor ose qendrën e shpërndarjes, ku do të kontrollohet vetëm dokumentacioni. Zyrtarët maqedonas ose shqiptarë do t’i kenë të dhënat tona”, ka thënë Gjakoviç.
Sipas Gjakoviç, kamionët nuk do të qëndrojnë më aq gjatë në kufi, ku shpesh malli prishej.
“Nuk do të jetë më kështu”, ka thënë ai. “Vetëm kontrolli rutinë i pasaportës së shoferit është i mundur dhe gjithçka tjetër shkon plotësisht pa probleme”.
Me anë të këtij vendimi, qytetarët nga të tre vendet do të mund të kenë akses të barabartë për leje pune dhe qëndrimi në të tre vendet.