Mbrëmë vonë Policia u vu në gjueti të arrestimit të katër zyrtarëve të lartë të Policisë së shtetit që prezumohen bashkëpunëtorë në dosjen ‘Tahiri’. Të katër këta kanë lidhje me shërbimin ndaj aktit kriminal të trafikimit të drogës, dhe kanë mbajtur detyra të larta të drejtimit në rajonet e policisë ku niset droga për rrugë, sidomos në Vlorë. Ndonjë prej tyre ka edhe lidhje gjaku me ministrin, siç ndodhi edhe me Moisi Habilaj.

Sot në mëngjes, sipas informacioneve nga ish- kryeministri Berisha, është shtuar edhe një i pesë që kërkohet për në pranga; ky është Alban Çela ‘tezak i Tahirit’ dhe drejtor i policisë së Shkodrës ku ‘ka vluar’ trafiku i drogës.

Por operacioni dështoi, zyrtarët e lartë nuk u gjetën në banesat e tyre. Sot në mëngjes urdhër- arrestet u kthyen për sëri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pse dështoi operacioni i Policisë, ndoshta më i rëndësishmi në këto dy dekada?

Deri në këtë orë, shkaku mbi të cilin është vënë gishti, quhet ‘dekonspirim i aksionit’ nga vetë radhët e Policisë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin pse dështoi arrestimi i tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin.

Një nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi; i dyti, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe i treti, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës gjatë viteve 2015-2016 dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Veritas.com.al/