Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën. Sipas uiformave blu të kryeqytetit, është zhvilluar operacioni policor i koduar “USDT-1”, si rezultat i një hetimi disamujor.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është ende në vijim.