Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’. Me një postim në Twitter, Soreca thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.

“Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe  trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, shkruan ambasadori.

Në lidhje me operacionin ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, që e konsideroi atë një “proces pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese”. Po ashtu, Çuçi paralajmëroi se të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë.

Operacioni “Shpirti” shkatërroi një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

SPAK, D.I.A, EUROJUST dhe Antimafia italiane dokumentuan veprimtarinë kriminale të 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.

38 janë urdhër-arrestet që janë lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që për 28 të tjerët, që janë duke ekzekutuar sot, 24 janë lë në burg, 4 në ‘arrest shtëpie’. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

VERITAS.COM.AL