Partia Demokratike protestoi edhe sot më 25 prill, në prag të Pashkëve Ortodokse, në orën 18:00 në 5 Qarqe të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata u përqendruan në nyjat kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.
Lulzim Basha ka zgjedhur të jetë në krahë të protestuesve në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Durrës.
U protestua në të njëjtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, në aksin Durrës-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.
Veritas.com.al/