Koment/ Siç kishte njoftuar mbrëmë PD, sot në ora nëntë janë mbledhur aleatët e koalicionit opozitar dhe kanë vendosur që të mos shkojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Vendimi, në fakt nuk është marrë kaq i qartë sa të thuhet shqip: ‘nuk shkojmë në zgjedhje’, por është mbushur me plot fjalë që lënë hapësirë për të marrë pjesë në zgjedhje, nëse maxhoranca u jep ndonjë favor si herën e kaluar.
Vendimi i koalicionit opozitar, më qartë se asgjë tjetër, tregon se ‘më në fund ekziston një koalicion’ gjë që ishte shpallur disa herë por u dëshmua edhe një herë.
Vendimi i koalicionit, në përgjithësi, është gjerësisht i njohur për publikun dhe elektoratin e koalicionit.
Por çfarë bie në sy është se marrëveshja mes anëtarëve të koalicionit është e pamundur përt t’u realizuar. Pjesa më e madhe e pikave të marrëveshjes nuk ka lidhje me vetë ‘koalicionin, por me faktorë të tjerë jashtë koalicionit, përgjithësisht me maxhorancën. Ndërsa pjesa tjetër që ka lidhje me koalicionin, përsëri orientohet nga faktori i tretë.
Koalicioni vendosi që ‘partitë do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme’. Po kush i krijon këto kushte nëse vetë politika nuk merr pjesë në këtë punë. Opozita thotë se do të qëndrojë jashtë, por kushtet i do ‘si të jetë brenda’
Koalicioni kërkon ‘qeveri tranzitore’, por pse? Kot, se i do qejfi atyre që nuk kanë fituar zgjedhjet. Qeveria tranzitore nuk krijohet nga opozita që nuk ndodhet në Parlament.
Koalicioni kërkon ‘zgjedhje të parakohshme’. Nuk ka nonsens kaq të dukshëm demokratik se sa të kërkosh ‘që ‘nga maja e malit’ ku nuk ka parlament, zgjedhje të parakohshme. Po sikur këtë ta kërkojë ‘Astiri’? Sepse njësoj, si Astiri, si opozita- nuk janë në Parlament.
Zgjedhje të lira!- kërkon koalicioni. Po kur nuk shkon në Parlament, as në zgjedhje, vallë çfarë kërkohet dhe si mund të kërkohet?! .
Reformë zgjedhore, kërkon koalicioni, por ‘bëjeni gati ju hamejtë e parlamentit që ta kemi gati ne që rrimë jashtë parlamentit’- thotë koalicioni.
Është e pamundur kjo marrëveshje, edhe mes njëri tjetrit, aq më tepër në raport me Demokracinë…
Veritas.com.al/