( FOTO: Meral Akşener, lidere e partisë ”İyi” dhe Kemal Kılıçdaroğlu, kryetar i partisw Populli Republikan (CHP). Fotograf: Adem Altan/AFP/Getty Images)/
Partitë kryesore të opozitës në Turqi pritet të deklarojnë një aleancë zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen në qershor. Ky konsiderohet një hap që mund të formojë një sfidë të rëndësishme ndaj partisë dominuese në pushtet të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Marrëveshja, e cila do të përfshijë bllokun më të gjerë opozitar të sekularistëve dhe nacionalistëve, duket se do të dobësojë kontrollin e Partisë së Drejtësisë dhe të Zhvillimit (AKP) e cila ka vendosur si prag zgjedhor fitoren mbi 10% në votën kombëtare me qëllim q ët fitojë vende në Parlament. Ky rregull i vendosur nga Partia e Erdogan i ka dhënë këtij mbështetje që të ketë maxhorancë të sigurt.
Koalicioni pritet që të shpallet të Enjten dhe do të përfshijë partinë e Popullit Republikan (CHP), Partinë ‘’İyi “ (Mirë), Partinë Islamiste Saadet (SP) dhe partinë Demokratike (DP).
Sekularistët CHP është grupimi më i madh opozitar në Parlament, dhe partia e sapo formuar “”İyi” është formuar fillimisht nga nacionalsitët. Lideri i partisë “ İyi”, Meral Akşener, ka shpallur veten si kandidat për president.
Ata do ta garojnë kundër partisë në pushtet AKP dhe kundër partisë Aksioni Nacionalist (MHP), që formuan koalicionin e këtij viti për të kontestuar sondazhet.
Erdogan ka shpallur zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare me 24 qershor, në mesin e mandatit parlamentar dhe presidencial.
Deri tani Erdogan është qartësisht kandidati që do të fitojë garën presidenciale, por një opozitë e gjerë dhe e bashkuar mund të paraqesë një sfidë serioze kundër tij.
Veritas.com.al/