Opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka protestuar sot me një mënyrë simbolike kundër kultivimit dhe trafikut të drogës në vend: Nga  “Çadra e Lirisë” protestuesit kanë hedhur thasë me miell të bardhë drejt fasadës së kryeministrisë. Mielli i bardhë ka mbuluar sheshin, portën e kushtueshme, dritaret, basorelievin komunist të gdhendur nga Kristaq Rama, shkallët dhe skelën provizore të vendosur si mburojë para frikës së protestës.

Me këtë rast protestuesit krijojnë idenë e një qeverie të mbuluar nga droga, të një realiteti ku disa anëtarë qeverie, (edhe kryeministri) prezumohen konsumatorë droge dhe të një situate tashmë të dekonspiruar para gjithë botës.

Me këtë veprim, protestuesit dusan t’i tonë qeverisë: “Ja pra, edhe kështu je, e droguar… Si guxon të qëndrosh prapë në zyra!?”

/Veritas.com.al/