Nga: L. Skiro/

Kjo që po ndodh me Opozitën politike parlamentare në Shqipëri, ka një ngjashmëri me një ‘saying’ nga India. ‘Sayng’ indian thotë se kur lindin gratë, burrat shtrihen në shtrat dhe bëjnë sikur ndjejnë dhimbjet.
Fiks kështu po ndodh me opozitën shqiptare.

Populli i Kukësit është ngritur në një revoltë të paparë kundër masave represive të qeverisë. Policia e shtetit i ka hyrë me hekur e kamxhik popullsisë së revoltuar të veriut të vendit; ka nisur për atje autoblinda, kamionë me Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, me mercenarë, me gangsterë të droguar. Por Revolta e Kukësit nuk është shuar, përkundrazi, po transferohet edhe në Tiranë.

Qeveria ka vënë në pranga aq shumë njerëz sa nuk mjaftojnë burgjet në Kukës dhe në Veri; prandaj i ka transferuar të burgosurit në burgjet e Tiranës. Qeveria, alias diktaturë, është e vërbër dhe idiote, ajo nuk kupton se duke transferuar të burgosur, ka përhapur neverinë ndaj saj.

Tirana, ca pa dashje, ca me dashje, ca fshehtas, është drejtuar për nga Drejtoria e Policisë ku ngujohen të burgosurit nga Kukësi. Të tjerë janë në gjuajtje në Gjalicë, në Prizren dhe në Surroj. Qeveria po i ndjek me frikë se mos bie në pusi…

Kjo është ‘Gruaja në Maternitet”.

Ndërsa Opozita është ‘burri indian’ që ndjen dhimbjet e lindjes. Gjatë gjithë ditës sot janë dhënë disa lajme me të njëjtin titull: “Opozita është mbledhur dhe po bën planin për revoltën”. Pas dy orësh, përsëri ‘mbledhje’. Mbledhje përsëri… Por asgjë. Më bëhet se salla e mbledhjes e Opozitës është sallë lindjeje në Maternitet. Në vend që të pritet sa protestues u rrahën, sa u plagosën, sa të tjerë u burgosën nga radhët e popullit…, na duhet të mbajmë veshët nga salla e ‘Maternitetit’ të opozitës: Kur do të dëgjohet britma e Opozitës?!

Nuk ka gjë se populli ndodhet në duar të dhunës, puna është te Opozita.

Ajo po shtiret sikur po lind. Në fakt po mban ison e qeverisë, me qëllim që të shuajë ndjenjën e protestës dhe të revoltës…

Për të lindur…, nuk ka për të lindur kurrë, edhe pse në Materintet…

Veritas.com.al/