Në ora 10. 00 ka nisur punimet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë në selinë e vjetër që para Luftës së Dytë, e rrethuar nga politikanë dhe militantë të opozitës që përpiqen të pengojnë punimet e Kuvendit.

Gjatë kësaj seance pritet të betohen edhe deputetët e rinj që kanë hyrë në Kuvend si pasojë e vakancës së krijuar nga opozita pas ‘djegies’ së mandateve të deputetit.

Numri i protestuesve opozitarë sot duket shumë më i vogël se një javë më parë.

Hyrja e deputetëve në sallën e seancave plenare është bërë n kushtet e ruajtjes së rreptë të forcave të policisë për të ruajtur jetën e deputetëve dhe ministrave pjesëmarrës.

Veritas.com.al/