Është proceduar penalisht sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, plus shtatë të tjerë për. Kjo ka ndodhur pas protestës së PD- LSi para Kuvendit.

Interesant është fakti se një person ‘misterioz’ sipas opozitës, është përzënë, madje edhe qëlluar nga protestues, duke e akuzuar se ‘është polic i infiltruar’ në protestë.

Por tani del se ai ishte protestues që ushtroi dhunë dhe është arrestuar nga policia.

“Policia e Tiranës njofton se  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike.

Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi Gazment Bardhi., 33 vjeç, sekretar i PD

Policia njofton gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Veritas.com.al/