Grupet parlamentare të opozitës i janë drejtuar me një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama me kërkesën për takim urgjent brenda 48 orësh lidhur me reformën zgjedhore.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE”, thuhet në letër.

Ndërsa e kanë bërë të qartë edhe më herët pozicionit të tyre kundër votimit të kësaj marrëveshje të arritur edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, grupet parlamentare të opozitës theksojnë se:

Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh

Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET