Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmë se opozita ndodhet në një betejë përfundimtare për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisaha ka folur për protestën e opozitës në 16 shkurt.

I pyetur se si do të rrëzohet ky regjim, Berisha u shpreh se do përdoret çdo mjet.

“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë.

Nëse ka një regjim që keqëson me standardet e veta, pas Enver Hoxhës, është regjimi i Edi Ramës. Është filmi që qarkullon këto ditë për mafien shqiptare, një damkë e keqe.

Opozita, do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha.

Veritas.com.al/