Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka thotë se opozita, në gjendjen që është, nuk ka shanse për të fituar në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2025.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Duka, teksa rinënvizoi se krijimi i federatës së opozitës do të shërbente për bashkim, shtoi se personalisht nuk zgjedh asnjë nga grupimet në Partinë Demokratike.
“Këtë e kemi bërë publike edhe më parë. Unë dhe zoti Mediu e kemi shprehur si ide. Nëse do bashkohemi, jo vetëm që do të jemi shumë më të fortë në zgjedhjet parlamentare, do të jemi më imponues për arritjen e rezultateve. Parakushte nuk ka, ne pasqyruam një inicativë. Fatkeqësisht ekzistojnë grupime në opozitë. Mnedoj se rezultati do të jetë pozitiv, do bashkojmë sa të mundemi pjesët e opozitës. Kjo mbetet për t’u parë, mendoj se rezultati do të jetë pozitiv. Edhe kjo është pozitive. Nëse do ishte kundra, do thoshte jo, kërkon një lloj reflektimi. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë të dobëta. Unë do të komunikoj me zotin Basha, me grupimin e tij, do të jap argumentet sepse duhet një gjë e tillë.
Nëse do bashkoheshim të gjithë, do ishte diçka jashtëzakonisht e mirë. Shanset për të arritur një kod zgjedhor, janë më të mëdha bashkë, se veç e veç grupime të opozitës. Personalisht nuk zgjedh asnjë lloj grupimi. Nëse e vëmë veten para kësaj dileme, kjo incitiavë është nul . Zgjedhim të gjithë aktorët opozitarë që japin rezultate në beteja parlamentare. Kjo nuk na kondicionon që të zgjdhim një grup apo një grup tjetër. Kjo punë nuk mbaron këtu, do organizohen tryeza, mbledhje të përbashkëta. Më pas, nëse një grupim bie dakord, ka detyra të mëdha përpara. Edhe dialogimi me mazhorancën, për gjëra që nuk mund të zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga ne.
Ne nëse do të fillojmë të projektojmë sot kryeministrin e ardhshëm të opozitës, e kemi gabim. Duhet të fragmentarizojmë opozitën, të shërojmë plagët e opozitës. Të projektosh kryeministrin e ardhshëm, duhet të llogaritësh që je fitues dhe ne nuk jemi. Kjo është e vetmja rrugë për opozitën. Asnjë nuk përjashtohet. Edhe me Partinë e Lirisë do të kontaktojmë, të negociojmë që të jenë pjesë e këtij grupimi. Një projeksion i tillë nuk mund të bëhet kurrë sot, nuk është pozitive. Sot, opozita në gjendjen që ka, nuk ka shansin të projektojë një kryeminsitër. Nëse bashkohemi, duhet t’i thërrasim arsyes ajo që na bashkon është lufta politike ndaj kësaj mega mazhorance”, theksoi Duka./abcnews.al