Dhjetëra militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të Roskovecit në kohën kur do të kalonte kryeministri Edi Rama që do të inspektojë investimet e kryera në këtë bashki dhe të mbajë aktivitetin “Bashkia që duam”.
Protestuesit u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit.
Mes protestuesve është edhe ish-deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj dhe ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Protestuesit thërrisnin në kor “Rama Ik!”.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës.
Veritas.com.al/