Viktor Orbán nuk është miku më i mirë me Angela Merkel por kryeministri i Hungarisë ka gjetur një mënyrë tjetër për të zotëruar influencë në Gjermani- duke anashkaluar kancelarin duke  krijuar lidhje me liderët rajonal, raporton ‘Politico’.

Kjo strategji i jep Orbán dhe zyrtarëve të tij, shansin për të kundërshtuar kritikët e Europës ndaj qeverisë së tij dhe për të garantuar BE se mund të shkojë lehtësisht drejt Budapestit pavarësisht nga linja e ashpër e qeverisë së tij ndaj emigracionit dhe politikave të tjera të mbrojtura nga politikanët Hungarez si pjesë e vizionit të tij “demokraci Iliberale”.

Majin që kaloi, Parlamenti Europian votoi për të nxitur “opsione nukleare” kundër Hungarisë- me të ashtuquajturin proces i “Artikullit 7” që mund të vendosë në pritje të drejtën e votës së anëtarëve kur blloku merr vendime. Hungaria dukej se do të humbte të drejtën, ndërsa disa vende të tjera mund ta mbështesnin ndëshkimin e këtij shteti, por vota u shfaq inferiore në gjithë politikat e BE ndaj Orbán  dhe politikave të tij.

Veritas.com.al/