Kryeministri konservator- populist i Hungarisë, Viktor Orbán ka fituar mandatin e tretë si kryetar i qeverisë në fitoren e bujshme të zgjedhjeve të djeshme.

Me votat e numëruara deri tani, Europe Elects ka ndarë opinionin që tregon se Fidesz, partia e krijuar nga kryeministri Orbán, një disident anti- komunist, ka fituar pastërtisht maxhorancë vendmimarrëse në krah të partive të vogla aleate.

Partia e krahut të djathtë ekstrem Jobbik vjen në vend të dytë, por lideri Gábor Vona dha dorëheqjen nga partia që ka kryesuar që nga viti 2006, pas premtimit që kishte bërë se do të largohej nëse dështonte për të arritur në objektivin që kishte caktuar. Sidoqoftë, ai pritet që të mbetet aktiv në vijën e parë të politikës.

Rezultati i pritshëm është ekstremisht dëshpërues për burokratët e Bashkimit Europian dhe për aktivistët që punojnë për të ashtuquajturat shoqëri civile NGO të financuara nga prijësi i fushatës së ‘kufijve të hapur’ George Soros.

Kryeministri Orbán ka qqenë një armik i vendosur i ndaj kuotave të detyrueshme nga BE me të cilat u është imponuar me urdhrat përmes NGO. Kjo ka shërbyer si pikë kryesore për rritjen e frymës euroskeptike, për krijimin e një aleance anti- emigracion brenda BE, të përqendruar në katër vendet e Visegrád.

Veritas.com.al/