(FOTO: Arkiv)/
Reporterët e mediave janë instaluar sa në hyrje të selisë së Kryesisë së Kuvendit aq edhe në para shtëpisë së Saimir Tahirit në Kodra e Diellit, ku pritet lajmi i dyfishtë: Lënia e mandatit të Tahirit dhe arrestimi i tij. Ndërkohë kryeministri Rama ka thërritur me urgjencë në zyrën e tij ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbërritur para pak minutash në kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Siç dihet temë e diskutimit mes tyre është skandali i madh që ka plasur, ai i implikimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në takimin mes Xhafajt dhe Ramës, do të diskutohet dhe heqja e mandatit të Saimir Tahirit, kërkesë kjo e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por me sa merret vesh, takimi ka zgjatur vetem pak minuta.
Veritas.com.al/