Janë vënë në lëvizje të gjitha Rrjetet Sociale dhe Media-t kundër Presidentit Trump dhe në mbështetje të mashtrimit të pahasur më parë me votën në SHBA. Facebook-u po heq të gjitha postimet që bëjnë fjalë për mashtrim me votën, për tjetërsim të votës, për vjedhje të saj në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Grupi i njerëzve që i përkasin atyre që u janë hequr postime me kontekst mashtimin e votës, shkon në 365 mijë persona brenda një dite. Këta njerëz janë mbështetës të Trump, por edhe të tjerë që kërkojnë të bëjnë publik mendimin e tyre për vjedhjen e votës në Amerikë, por që po çensurohen nga Facebook-u dhe të gjithë deklarojnë të shokuar me këtë që ndodh.
Në grupin e formuar spontanisht “Stop the Steal” (Stop Vjedhjes), që u krijua për të ftuar “ushtarë për të mbrojtur votën gjatë proçesit të numërimit”, që kaloi nën administrim të grupit operacional “Trump for Women for America First” (Trump për Gratë për Amerikën të Parën), po luftohen dhe atakohen direkt nga Facebook dhe Twitter.
Derisa të bllokohej tërësish faqja e këtij grupi në Facebook, ju bëjmë me dije se çdo 10 sekonda i shtoheshin 1.000 anëtarë të rinj. Në të njëjtën kohë hashtag-u #StopTheSteal fitoi dinamikë dhe u bë aq potent nxorri shumë e shumë republikanë, që u mblodhën jashtë qendrave të numërimit në Nevada dhe Arizona, për të mbrojtur votën.
“Në linjë me masat urgjente që kemi marrë gjatë kësaj periudhe të ngritjes së tensionit, bllokuam Grupin “Stop the Steal”, thotë në një njoftim përfaqësuesi i Facebook Inc. “Grupi u krijua për të paligjshmëruar proçesin zgjedhor dhe vërejtëm lëvizje shqetësuese të fshehta për dhunë prej disa anëtarëve të grupit” shton në njoftimin e tij përfaqësuesi i Facebook-ut.
Twitter-i vazhdon dhe markon postime të Presidentit Trump me tabelën “e dyshimtë dhe çorientuese“, ku ai personalisht akuzon tjetërsimin e votës dhe mashtrimin në numërim, dhe se për këtë ekzistojnë tashmë prova bindëse, teksa me kamionë çojnë vota në qendrat e votimit.
Të njëjtën gjë bëri Twitter sot me Presidentin Republikan i cili shkruante: “Çdo votë që mbërriti në qendrat e numërimit pas ditës së zgjedhjeve nuk do të numërohet”.
Para se Facebook-u të bllokonte Grupin “Stop the Steal”, në faqe shkruhej se “Demokratët po komplotojnë për të na hequr të drejtën e votës dhe për të anuluar votat për Republikanët”, në të njëjtën kohë administratorët e faqes dërguan ‘mail’ në anëtarët e Grupit duke i devijuar ata në një faqe tjetër për regjistrim, “në rast se rrjetet sociale do ta bllokonin këtë faqe”, siç dhe ndodhi.
Një postim që mori 1.700 likes në faqen e Grupit “Stop the Steal” shkruante: “Kur tirania bëhet ligj, kryengritja bëhet detyrë”.
Protesta vazhduan edhe sot, pas grumbullimit të djeshëm të 200 mbështetësve të Trump, disa të armatosur, jashtë një qëndre numërimi në Fenix të Arizonës, për t’u siguruar se tjetërsimi dhe vjedhja e votës nuk do të vazhdonte.
Në Detroit, ushtarakë ndaluan afro 30 persona, kryesisht republikanë, për të hyrë në një qendër numërimi të votave, pas provave kokëforta të vjedhjes dhe mashtrimit me votën, si kurrë më parë gjatë proçesit të numërimit në Michigan.
Ndër administratorët dhe koordinatorët e faqes së Grupit “Stop the Steal”, ishin edhe veterania e “Tea Party”, Amy Kremer dhe vajza e saj Kelly.
Në një ‘tweet’ Amy Kremer tha: “E majta përpiqet të mbyllë zgjedhjet dhe rrjetet sociale i ka bashkëpunëtorë. Kjo është mizore”.
Të majtët në Amerikë shkelën me këmbë demokracinë dhe shbënë integritetin e shtetit më potencial në botë./Mast.al/
VERITAS.COM.AL/