Ndonëse pa liderin e tyre, tashmë në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, deputetët demokratë vijuan të pengojnë punimet normale në seancën e kuvendit.

Ndonëse, jo me të njëjtin intensitet aksioni, deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Kuvendit, me pankarta në duar, në disa prej të cilave shkruhej “Vrasës i pluralizmit”, “McGonigal në burg, edhe Rama duhet të shkojë”, etj.

Tymueset munguan në këtë seancë, si dhe grumbulli i karrigeve në foltoren e Kuvendit.

Ndonëse pa liderin e tyre, tashmë në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, deputetët demokratë vijuan të pengojnë punimet normale në seancën e kuvendit.

Opozita ka vendosur të bllokojë punimet e Kuvendit, pasi sipas saj mazhoranca i ka pamundësuar ngritjen e komisioneve parlamentare dhe nuk pranon zëvendësimin e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore./ a2cnn/