LSI ka deklaruar se nëse Reforma në Drejtësi do të miratohej pa kompromisin e opozitës, nuk do të ishte legjitimie. Krey i Grupit të LSI, Petrit Vasili, tha sot për mediat se “nëse këto të mira do të arriheshin pa miratimin e opozitës lind pikëpyetja për legjitimitetin e saj.”

“Ne vlerësuam se kriza e fundit nuk mund të mbajë peng vendin, tha Vasili. – LSI shpreh pakënaqësinë e saj për mosrealizimin e Reformës dy muaj më parë, kur ekzistonte drafti përfundmitar me konkluzionet e Venecias.

Nëse këto të mira do të arriheshin pa miratimin e opozitës lind pikëpyetja për legjitimitetin e saj.

Është fare e qartë për të gjithë dhe opozita është përbetuar politikisht se do ta votojë reformën dhe unë besoj se ajo do ta pranojë reformën.

Por opozita siç duket insiston për një çështje të vetme që ka të bëjë me garancitë për kapjen e sistemit. Pikërisht për këtë arsye ajo këmbëngul në rekomandinin 88 të Venecias dhe komisioni i Venecias, siç e kemi pranuar, është i vetmi që mund të përcaktojë standartet e pranuara ndërkombëtarish të Reformës apo vijat e kuqe të Reformës.