Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun vijon. Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se mbledhja e Kolegjit nuk ka patur unanimitet për ankimimin e kryministrit, e për këtë arsye padi do të kalojë në mbledhjen e gjyqtarëve, për të vendosur nëse do e shqyrtojnë me themel apo jo. Dhe nëse do të ketë vendim për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres
Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në padinë e plotë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi në fjale është anti kushtetues pasi: cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, sipas pikës 3 të nenit 103 të kushtetutës ku thuhet se “gëzon imunitetin e deputetit”, cënon parimin e ndarjes së pushteteve.
Kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.
Komente