Nesër mblidhet Kolegji, ose 3-shja e gjyqtarëve, për të vendosur kalimin apo moskalimin e padisë në seancë plenare, për shqyrtim në themel.

Qeveria ka kërkuar prej Gjykatës Kushtetuese që të heqë pezullimin për zv.keyeministren dhe kjo pritet të jetë pika që duhet të marrë më shpejt përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Kreministri Edi Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë. Në padi theksohet se gjykata e posacme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti.

Në padinë e plotë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi në fjalë është anti kushtetues pasi: cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, sipas pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës ku thuhet se “gëzon imunitetin e deputetit”, cënon parimin e ndarjes së pushteteve, parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit si organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë. Për këto aresye, kryeministri i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj GJKKO duke vendosur masën në fjale ka krijuar de facto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencen kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.

Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët. Një tjetër argument i ekzekutivit është se me pezullimin e Ballukut, Këshilli i Ministrave nuk shqyrton e as nxjerr akte për nismat në ‘Infrastrukturë dhe Energji’, duke penguar zhvillimin në një nga sektorët jetik të vendit.  Në kërkesë padi, thuhet se garancia e anëtarit të Këshillit të ministrave nuk përbën thjesht interes të vetë individit që ushtron detyrën e ministrit, por të Këshillit të Ministrave si organ kushtetues ku ai është anëtar dhe tashmë për shkak të vendimit me efekt pezullues të GJKKO është penguar në kryerjen e kompetencacve të veta.

Sipas padisë së dorezuar në Kushtetuese, anulimi i vendimit të GJKKO është i domosdoshëm pasi mbron sistemin e qeverisjes në Republikën e Shqipërisë duke ruajtur funksionalitetin e  pushtetit ekzekutiv, konkretisht të Këshillit të Ministrave funksioni i të cilit është interes parësor, shtetëror e shoqëror.

“Lënia në fuqi e vendimit të GJKKO do të sillte pasoja të pa riparueshme në qeverisjen e vendit duke krijuar vakum institucional në funksionimin e Këshillit të Ministrave, çka nuk lejohet nga Kushtetuta e vendit.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme dha dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Masë sigurie “arrest në shtëpi” është dhene nga Gjykata e Posaçme edhe për kreun e ARRSH Gentian Gjyli, si dhe drejtorin aktual të KESH, Erald Elezi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *