4 nga 5 të rinj britanikë, në moshën mes 18 dhe 30 vjeç, identifikohen si Britanik dhe jo “evropian”. Kjo nënkupton se më pak se gjysma ndjehen europianë. Këtë ka zbuluar një sondazh pas votës Brexit për daljen e Britanisë nga BE.

Ata që jetojnë në zonat ku ka influencë UKIP dhe në klasën punëtore, ndjehen më shumë britanikë, ndërsa banorët në Londër dhe Jug të Anglisë- ndjehen më shumë evropian se ata që jetojnë në Veri.

Pyetësori mes 1,994 të rinjve të rritur nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, u mbikëqyr nga “think tank” Demos dhe u mbështet nga Këshilli Britanik si pjesë e projektit “Next Generation”.

/Veritas.com.al/