(FOTO: Deputeti socialist, Majko) 

Ish kryeministri Socialist dhe tani deputet i PS, Pandeli Majko, ka deklaruar sot me mburrje se “votat do t’i blejmë” edhe në qeveri teknike.

Ai ka folur para militantëve socialistë në zonën e Kombinatit në Tiranë, në krah të ish- ministrit Tahiri, dhe ka thënë se “qeverinë teknike e bëni ju që na jepni votat”. Edhe një herë tjetër Majko ka nxitur përplasjet mes palëve në politikë, duke thënë se “ne që kemi lekët”, për ne blen vota edhe qeveria teknike!

Deklarata e Majkos mund të merret, nga njëra anë si kërcënim real i fuqisë qeveritare që ka grumbulluar paratë e “krimit dhe të drogës”- sipas opozitës; dhe nga ana tjetër si një lajthitje që zakonisht bën ky deputet herë patriot, herë pro- iranian, herë i egër e herë i shtruar.

/Veritas.com.al/